Imam bajalldi është pjata verore më e shijshme. Ka shumë versione të recetës për Imam Bayildi, varet nga zonat e vendit tonë.

Por ajo që është e rëndësishme se kjo pjatë është e lehtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë. Ju rekomandojmë të përdorni produkte të freskët dhe të vendit.

Përbërësit për Imam Bajalldi – Patëllxhanë të mbushur

500 gr patëllxhan të gjatë të hollë

300 qepë të arta

300 gr domate të pjekura mirë

1 lugë gjelle salcë domatesh të koncentruar

4 thelpinj hudhër

1 spec jeshil

1 spec i kuq

1 spec djegës (sipas dëshirës)

piper i zi

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër

gjethe dafine

lëng limoni

vaj ulliri

kripë

Përgatitja Imam bajalldi

Pastrojmë e lajmë mirë të gjitha perimet. Patëllxhanët duhet të jenë të gjatë dhe të hollë. Bëjmë një prerje për së gjati dhe i heqim një pjesë të tulit. Pjesët e tepruara i lëmë mënjanë. Patëllxhanët qe kemi prerë i hedhim në një enë me ujë dhe lëng limoni.
Patëllxhanët i vendosim në zjarr, hedhim pak kripë dhe i lemë të marrin valë vetëm 2 minuta. Patëllxhanët i nxjerrim dhe i kullojmë.

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim pak qepët e grira hollë në formë gjysmërrethi ose kubike sipas dëshirës. Shtojmë specat të pastruara nga farat së bashku me pjesën e patëllxhanëve që hoqëm dhe hudhrat. Më pas hedhim domatet dhe më pas salcën.

LEXO EDHE:  Patëllxhanë me Birrë, kjo recetë do t’ju shijojnë pa masë!

Shtojmë piperin e grirë ose shtypur, gjethet e majdanozit dhe kopër si dhe ndonjë gjethe dafine. Rregullojmë kripën dhe mbushja e imam bajalldi është gati.

Radhitim patëllxhanët në tavë dhe i mbushim me kujdes me harxhën e përgatitur. Masën që ngelet e shpërndajmë në tavë midis patëllxhanëve. Shtojmë një gotë ujë të nxehtë nga ai i patëllxhanëve.

Tavën e pjekim në furrë të nxehur me 200 gradë për 30 minuta. Gjella duhet të dali me yndyrën e vet.

Hedhim patëllxhanë mbushur në pjatë dhe shtojmë pak nga harxha. 

Ju ftojmë të lini përshtypjet tuaja duke lenë komentin në hapësirën e komenteve.

Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook