Një kombinim i hatashëm i petave me arra dhe mbushjes me çokollatë të bardhë. Është një ëmbëlsirë që mund të gatuhet për çdo rast familjar dhe jo vetëm.

Tortë me arra dhe çokollatë të bardhë

 Përbërësit

  • 4 vezë
  • 150 gr arra të bluara
  • 4 lugë sheqer
  • 4 lugë sheqer kafe
  • 1 pluhur pjekurinash
  • 70 gr miell
  • 40 gr gjalpë të zbutur

Për kremin:

  • 300 gr çokollatë e bardhë
  • 200 gr krem djath
  • 350 ml ajkë e ëmbël
  • 1 sheqer vanilje Podravka

Glazura:

  • 50 ml ajkë e ëmbël
  • 100 gr çokollatë e bardhë

 

Hapi 1 

Të verdhët e vezëve i rrahim me sheqer, shtojmë edhe gjalpën e zbutur.

Hapi 2 

Më pas shtojmë miellin, arrat e pluhurin për pjekurina.

Hapi 3 

Në një enë tjetër rrahim të bardhët e vezës derisa të krijojmë një shkumë të bardhë. Këtë shkumë e bëjmë bashkë me brumin, e përziejmë mirë dhe e zbrazim në enën e mbuluar me letër për pjekje me diametër prej 30 x 20 cm.

Hapi 4 

Peta piqet në furrën e parangrohur në 170 gradë për afro 25 minuta.

Hapi 5 

Petën e pjekur e ndajmë në tre peta të holla me trashësi të njëjtë.

Hapi 6 

200 ml ajkë të ëmbël i ngrohim derisa të vlojnë, pastaj shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet.

Hapi 7 

Pastaj kremin e ftohur e vendosim të pushojë në frigorifer edhe një orë.

LEXO EDHE:  Hasude me Arra.. A dini ta gatuani këtë ëmbëlsirë tradicionale ashtu siç duhet?

Hapi 8 

150 ml ajkë të ëmbël i miksojmë, shtojmë krem djathin dhe sheqer vaniljen. Krijojmë një masë homogjene.

Hapi 9 

Kremin e frigoriferit e miksojmë sërish e më pas ia shtojmë kremin tjetër.

Hapi 10 

Me këtë krem pastaj lyhen pjesët ndërmjet të tri petave.

Hapi 11 

Për glazurën, ajkën e ëmbël e ngrohim dhe ia shtojmë çokollatën e bardhë të copëtuar. Kur të jetë shkrirë masa e fusim pak në frigorifer për t’u forcuar.

Hapi 12

Me këtë krem e lyejmë petën e fundit të ëmbëlsirës.

Hapi 13 

Para prerjes në format e dëshiruara, ëmbëlsira duhet të ftohet mirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook