Juristja Enida Bozheku ka denoncuar parregullsitë që ndodhën gjatë konkurimit në lidhje me konkurimin për zgjedhjen e organeve të reja. 

E ftuar në një emision juristja Bozheku, ka deklaruar pakënaqësitë e konkurentëve në lidhje me shpalljen e fituesve në njotimin e bërë publik datë 27 Dhjetor.

Ajo tha se nga 200 konkurentë fituan vetëm 7, por ky konkurim solli pakënaqësi të mëdha mes tyre.

“Ka patur mospërputhje të disa fituesëve të kohës që ata kanë ndjekur shkollën me kohën e punës”,  tha Bozheku.

Ja njoftimi:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me vendimin nr.14 datë 27.12.2017, ora 14:14, vendosi të emërojë në pozicionin e këshilltarëve ligjorë kandidatët si më poshtë:

1.       Betula Toto

2.       Denis Roka

3.       Eglantina Bakiu

4.       Jonida Hoxha

5.       Odise Xhelita

6.       Olivia Hoxha

7.       Olsa Nikolla

Ju falenderojmë për pjesëmarrjen në këtë proces dhe bashkëpunimin gjatë tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook