Pas reformimit të Akademisë së Shkencave, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama “katandisjen” së këtij institucioni në këtë gjendje.

Përmes një statusi në “Facebook”, Boçi shkruan se: Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është “i fundit i Mohikanëve” i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.

Statusi i plotë

“Lotët” e Ramës për Akademinë

“Fortuna” e daklaruar që Rama do shkaktonte mbi Akademinë, kur sapo ai mori pushtetin në 2013, nuk ndodhi asnjëherë.

Akademia as nuk u reformua, as nuk u pajis me Ligj të veçantë dhe as nuk u financua realisht për të realizuar Kërkim Shkencor.

Ngeli ajo “shtëpia e askujt” që ju bë dhuratë për hir të votave “nostalgjisë për të shkuarën”, nga vetë Rama, për të hyrë e dalë sipas radhës miq të x (iks) apo y (ypsilon) brezi.

Ajo është pjesë e çorientimit me dashje që Rama i bëri për katër vite asaj pak shkence shqiptare, për të cilën nuk foli asnjëherë, nuk e mbështeti, nuk e financoi, përpos që vetëm e përçmoi e braktisi dhe e zhvlerësoi plotësisht.

Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është “i fundit i Mohikanëve” i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.