Presidenti Amerikës  Donald Trump vazhdon të bëjë thirrje për financimin e murit që kërkon të ngrejë në kufij me Meksikën.

Ndërkohë paralizimi i pjesshëm i administratës (shutdown) ka hyrë në ditën e 22-të, duke e kthyer në më të gjatin në historinë e SHBA-së. “Shutdown” përkon me faktin që qindra punonjës të qeverisë amerikane të mos vijnë në punë ose të punojnë pa pagesë, si dhe muzetë dhe parqet të mbyllen.

Rekordi i paralizës më të gjatë në historinë e SHBA-së sot u thye. “Shutdown” më i gjatë ka qenë 21 ditë, mes fundit 1995 dhe fillimit 1996, nën presidencën e Bill Clinton.