Finalja e madhe e festivalit Europian të 12 majit por pritet me padurim.

Kjo sepse nga 26 konkurrentë, 3 prej tyre janë shqiptarë dhe ky detaj e ka bërë edhe më të veçantë Eurovizionin e këtij viti për publikun tonë.

Eugent Bushpepa me vokalin e shkëlqyer dhe performancën që tundi skenën në Lisbonë, arriti të sigurojë biletën për finalen e shumëpritur.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Ermal Meta-n që përfaqëson Italinë gjithashtu dhe Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Në faqen zyrtare të Eurovizion-it është publikuar edhe lista zyrtare e cila paraqet radhitjen e performancave për secilin shtet që është pjesë e finales.

Kështu, Shqipëria është e 12-ta në radhë për të performuar ndërsa dy shqiptarët e tjerë janë të fundit të cilët mbyllin garën, Qipro përkatësisht të vendin e 25-të ndërsa Italia në të 26-ën.

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook