“Lufta” diplomatike midis Ankarasë dhe Uashingtonit ka vënë në presion të madh lirën turke dhe si rezultat, tregtia e arit është thuajse dyfishuar në vend, pasi investitorët por përleshen për “strehën” e sigurt tradicionale.

Vëllimet e arit janë rritur në bursën e Turqisë, pasi rënia e fundit e monedhës kombëtare ka tërhequr spekulime dhe ka nxitur çmimin lokal të metaleve të çmuara.

Volumi mesatar ditor për 90 ditë raportohet të dyfishohet në 40,000 kontrata, nga rreth 17,000 në muajin mars. Në të njëjtën kohë, çmimi për një ons prej ari në lirin turk u rrit me më shumë se 50 për qind.

Javën e kaluar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të vendit të shesin monedhat e huaja për të forcuar lirën turke. Monedha turke ka rifituar pikë me 16%, duke u treguar me 6.16 lira për një dollar amerikan të mërkurën, pas një rënieje rekord më parë këtë javë.

Në përgjithësi, lira ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit, mes shqetësimeve të investitorëve lidhur me hapat e bankës qendrore drejt shtrëngimit të politikës monetare dhe mosmarrëveshjes në rritje me SHBA.

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve turq dhe ka goditur eksportet e çelikut dhe aluminit të vendit me tarifa shtesë.