Pa rënies së valutës turke në bursat ndërkombëtare ka ardhur reagimi i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdoğan.

Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin Dollarët dhe Eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para mbështetësve në qytetin Unye, Erdogan gjithashtu tha se është keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andrew Brunson, një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm, përpara se të zgjedhin si aleat strategjik Ankaranë.

Ndërkohë pas deklaratës së presidentit Ertogan shumë qytetarë turq kanë filluar të hedhin nëpër amiente publike kartëmonedha dollarësh në shenjë përbuzjeje.