Kjo fundjavë ka qenë e gëzueshme për familjen e rreperit të njohur nga Kosova, Gjiko. Vëllai i tij, producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang, kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Blerina Bokshin.

Në dasmën e tyre luksoze ishin të ftuar disa personazhe të njohur të ekranit, ku mund të përmendim Dhurata Dorën, Encën me motrën e saj Uindin, Ledri Vulën, Lyrical Son, Diona Fonën, Lumi B, Ermal Fejzullahu, Butrint Imeri e shumë të tjerë.

E sigurisht që të ftuarit VIP tërhoqën menjëherë vëmendjen me pamjen e tyre. Këtu do të shihni se si ishin veshur disa prej tyre: