Home Receta Revani Berati me miell misri

Revani Berati me miell misri

Një ëmbëlsirë tradicionale e qytetit të Beratit me në shije të veçantë.

Ja si mund ta gatuani, pa harruar asnjë detaj nga kjo recetë.

Përbërësit:

    • 2 kokrra vezë,
    • 100 gr sheqer,
    • 100 gr kos,
    • 200 gr gjalpë,
    • 2 gr sodë buke,
    • 125 gr miell misri,
    • 125 gr miell gruri,
    • 2 gr lëkurë portokalli,
    • 300 gr sheqer,
    • 150 ml ujë,
    • pak vanilje.

Përgatitja:

  1. Për përgatitjen e revanisë, si fillim, në një tas të thellë hedhim 2 kokrra vezë dhe i rrahim me një tel rrahës. Më pas i shtojmë sheqerin dhe pak më vonë kosin dhe vazhdojmë procesin e rrahjes së përbërësve.
  2. Më pas i hedhim pak lëkurë portokalli për të përmirësuar shijen.
  3. Duke vazhduar përzierjen me telin rrahës, i hedhim miellin e misrit, miellin e grurit dhe sodën e bukës. I rrahim të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.
  4. Marrim një tavë, e lyejmë me pak gjalpë për të bërë të mundur nxjerrjen më lehtë të revanisë.
  5. Hedhim në tavë masën e krijuar dhe e fusim në furrë në temperaturën 150 gradë për 30 minuta.
  6. Ndërkohë që revania piqet, përgatisim sherbetin. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e vendosim në zjarr duke e përzierë ngadalë, derisa sheqeri të tretet dhe më pas e lejmë pak mënjanë derisa të ftohet.
  7. Nxjerrim revaninë nga furra dhe i hedhim sherbetin në mënyrë të njëtrajtshme.
  8. Tani revania juaj është gati. Ju bëftë mirë!
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook