Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Sipas policisë, shënjestër e këtij sulmi kanë qenë pjesëtarë të fisit Çapa, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar nga një makinë me armë zjarri në drejtim të fisit Çapaj.

Gjithashtu, burime policore bëjnë me dije se pak minuta më vonë, në lagjen “5 Maji”, është gjetur një automjet tip “BMW terësisht i djegur, i cili dyshohet se i përkiste personave në fjalë.

Nuk është hera e parë që pjesëtarë të fisit Çapaj vihen në shënjestër nga atentate të ndryshme, për fat të mirë kësaj here pa viktima.

Njoftimi i Policisë
Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  FOYO/ Tregti armës në Elbasan, arrestohet shqiptari i Maqedonisë në Përrenjas (Emri)