Ka arritur deri në 20 metra bora e rënë në Qarkun e Dibrës, duke izoluar kështu rreth 115 familje nga fshatrat përreth.

Raportohet se familjet e izoluara janë në fshatrat Tërnovë e Mdhe dhe Tërnovë e Vogë, ndërkohë që reshje të shumta dëbore kanë rënë edhe në disa njësi të tjera të Qarkut Dibër si në:  Lurë, Kala e Dodës, Sllovë dhe Selisht.

Mësohet se edhe në disa njësi të Bulqizës vazhdon të bjerë borë, konkretisht në Ostren, Trebisht, ndërsa në këto njësi ka probleme me lëvizjen e automjeteve, duke bërë që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirët për lehtësi në qarkullim.