Një prej emrave më të përmendur në vendin tonë pa dyshim që është ish-drejtoresha e Tatimeve edhe pse prej shumë kohësh është larguar prej funksioneve politike.

Briseida Shehaj është vajza që do të mbahet mend gjatë, pasi nga dashuria për modelingun dhe pasarelat u vu në krye të Drejtorisë së Tatimeve.

Por me sa duket tani ajo nuk mban më asnjë post, dhe pas kësaj gjen kohë për t’ju rikthyer pasionit të saj të vjetër, modelingut.

Në foton e mëposhtme, Briseida është duke pozuar për një sallon bukurie në Tiranë, natyrish që nuk është një set fotografik, por një foto për të treguar make-up që ka bërë në sallon.

Në foto duket qartë që ish-drejtoresha e tatimeve gëzon ende sharmin e dikurshëm.