Është rikthyer sërish loja që muaj më parë mori jetën e shumë adoleshentëve. Bëhet fjalë për lojën “Balena blu”, e cila fut në “grep” të mitur e adoleshentë.

Viktima e radhës është një vajzë 13-vjeçare nga Turqia. Emine Karadag u gjet e vd*kur në krevatin e saj në Adana pasi kishte q*lluar veten me çiften e babait.

Adoleshentja kishte bërë disa vizatime dhe një listë të 25 gjërave që duhet të bëjë “para se të vd*së” me disa instruksione nga loja e famshme që nxit njerëzit të vr*sin veten.

Ajo i kishte lënë një letër familjes ku i shkruante se “vet*vrasja është shpëtim”.

Loja “Balena Blu” ka shkaktuar shumë vd*kje në botë. U krijua në vitin 2015 në Rusi dhe konsiderohet si një nga lojërat më të rrezikshme në botë, e cila i duhet shmangur me çdo kusht.