Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti mes të rinjsh.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Ramazan Shima, i cili është plagosur me një plumb në këmbë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Autori i ngjarjes është shtetasi Klarenc Shehu, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit  është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka  identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.