Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe rekord kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.

Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte!

“Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar. Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.

Veliaj Ok

Në mesazhin e tij postuar në twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se avaria e rëndë dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej.
“Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin sonte”, theksoi Veliaj.