Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë pas lajmit se autoritetet holandeze kanë kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Bushati ka sulmuar kundërshtarët politikë, duke i cilësuar si “gjinkalla të dëshpëruara të 25 qershorit”.

“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë🙏”, shkruan Bushati në “Facebook”.

Kujtojmë që lajmi i publikuar pak ditë më parë në media, i cili flet për një raport që policia holandeze ka raportuar ku kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët në hapësirën “Schengen”, ka shkaktuar shumë reagime nga eksponentë të opozitës.