Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri gjatë një deklarate për mediat tha se autostrada Tiranë-Durrës do të rindërtohet nga e para.

Gjiknuri shtoi se për rindërtimin e këtij aksi rrugor që lidh dy nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë duhet një investim 20-30 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës shtoi se vetëm për riveshjen e asfaltit do të harxhojmë 11 milionë euro.

“Doni të shikoni një shembull të qartë të degradimit të një aseti kombëtar është rruga Tiranë-Durrës. Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para.

Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të krthehet në një rrugë me standarte bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. Nevoja për mirëmbajtjme prek dhe rrugët e reja për shkak të fenomeve të paparashikueshme”, tha Gjiknuri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook