Siç edhe u paralajmërua, ka nisur ditën e sotme protesta e studentëve duke bojkotuar kështu dhe procesin mësimor.   

Teksa rrugët e Tiranës janë plot me studentë të cilët kërkojnë me patjetër realizimin e 8 kërkesave të tyre, godina e Kryeministrisë ka në shërbim të mbrojtejes së saj dhjetra policë, edhe pse studentët kanë deklaruar se revolta e tyre do të jetë paqësore.   

Ndërkohë studentët e  Fakultetit të Filologjisë dhe atij Ekonomik kanë bojkotuar mësimin dhe pasi janë grumbulluar në hyrje të godinës, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të studentëve.