Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha do performojnë në një nga shfaqjet më të mëdha të modës.

Ato do jenë pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret ku ‘ëngjëjt’ do sjellin tendencat e fundit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistet me anë të postimeve në Instagram.

Të dyja këngëtaret ndihen shumë të emocionuara që për herë të parë do jenë pjesë e kësaj shfaqje të madhe që do të mbahet me 2 dhjetor në Nju Jork.

Pjesë tjetër e kasti performues do jenë ‘The Chainsmokers’, Halsey, Kelsea Ballerini, Shawn Mendes, The Struts, etj.