Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka zbuluar së fundmi se nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.

Këngëtarja, 28 vjeçare, foli për Daily Star Online në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.

Duke folur për jetën e saj private, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.

Kjo është deklarata e parë e Ritës për biseksualitetin e saj një çështje mjaft e diskutuar kjo, që pas publikimit të këngës së saj “Girls” në maj.