Aksident i përmasave të rënda ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ku afër fshatit Luz, në rrugën Fushë Krujë-Milot një automjet tip “Golf 4” ku udhëtonin 4 persona dhe një tjetër makinë e tipit “Ford Mondeo” me portobagazh që i jepte një djalë janë përplasur me njëra tjetrën dhe 4 persona janë plagosur nga ku dy janë në gjendje të rëndë.

Të plagosurit i përkasin moshave 25-30 vjeç ku sipas asaj që dëshmitarët tregojnë shoferin e “Fordit” e kishte zënë gjumi në timon dhe ky ishte shkaku që ndodhi aksidenti i cili tashmë mund të kushtojë rëndë.

Ambulanca transportoi për në spital dy personat që ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një prej djemve që duket i shtirë u transportua me një makinë të rastit pas 20 minutash. I riu kishte të çara pas koke dhe u dërgua për kurim në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë e ditur.
Njëri prej djemve kishte mbetur në makinë dhe u nxor nga personat që iu gjendën në ndihmë. Shoferi i “Fordi-t”nuk ka mbetur i plagosur rëndë, por djemtë që udhëtonin me “Golf 4” kanë marrë lëndime serioze.