Një 21-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi ka vrarë qenin e një vajze, pasi i kishte kafshuar mbesën e mitur.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 21-vjeçari me iniciale A.B., banues në fshatin Bizë, ka vrarë qenin e shtetases M.B, 17 vjeçe, banuese po në këtë fshat.

Aktin e rëndë ai e ka kryer me një pushkë sportive, që e mbante pa leje në banesën e të zonjës. Sipas tij, qeni i kishte kafshuar mbesën 6-vjeçare E.S. dhe kjo e ka shtyrë drejt vrasjes së kafshës.

Pronarja e qenit e ka paditur në polici, dhe kjo e fundit ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, në bazë të nenit 280 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook