Romeo Veshaj ka vendosur që të fshijë çdo kujtim që ka me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi.

Në shtator të vitit që lamë pas dyshja më e përfolur e showbizit Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj gdhendën në trupin e tyre tatuazhe në të njejtën ditë.

Jonida bëri tatuazh në njërin krah vitet e lindjes së familjarëve të saj, ndërsa tatuazhi që Romeo vizatoi u tha se ishte dedikim ndaj Jonidës, por ky kujtim nuk do të jetë më.

Romeo së fundmi  ka publikuar një video ku ai shihet teksa po bën një tatuazh pikërisht në të njëtjin vend ku kishte bërë tatuazhin me Jonida.

Siç dhe duket aktori ka preferuar të fshijë çdo kujtim që e lidh me Jonida Maliqin.