Ronaldo ka dhënë një intervistë për programin e njohur britanik “Good Morning Britain”.

Gjatë programit kampioni i bardhëezive hapi zemrën e tij dhe tregoi për ndjenjën e fortë që e bashkon atë me modelen:

“Ajo më ndihmoi shumë. Dhe unë e dua atë, padyshim. Një ditë ne do të martohemi, kjo është e sigurt. ”

Po ashtu edhe Georgina kohë më parë foli për historinë e saj me CR7 ku tregoi për vështirësitë e të qenurit së bashku me një kampion, por edhe për ndjenjën e jashtëzakonshme që i bashkon.

Fjalët e saj gjejnë konfirmim dhe në ato të Ronaldos i cili i tha prezantuesit Piers Morgan:

“Marrëdhënia jonë është e përsosur. Ajo është gjithashtu një shoqe për mua.Ne flasim shumë. Unë hap zemrën time me të dhe ajo bën të njëjtën gjë me mua.’

Martesa është e sigurtë, por është vetëm çështja e përcaktimit të detajeve.

Jo vetëm kaq, por Georgina ka dhe bekimin e vjehrrës së saj Maria Dolores Aveiro.

‘Georgina është gjithashtu dhe ëndrra e nënës sime. Kështu që një ditë do të ndodhë, pse jo” tha për programin britanik Cristiano Ronaldo.

Tani nuk na mbetet gje tjetër vetëm të presim se kur çifti do të organizojë dasmën e tyre, që me siguri do të jetë dhe dasma e vitit.