Përsa i përket golave në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duket sikur vijnë nga tjetër planet. Por cilët janë sfiduesit më të afërt të këtyre dy lojtarëve?

Gjatë dekadës së fundit Ronaldo dhe mesi kanë dominuar në elitën e futbollit, ku përfshihet gjithashtu edhe kompeticioni i UEFA-s,  Champions League.

Të dy bashkë  ata kanë 208 gola në UEFA Champions League, pothuajse aq sa pesë lojtarët e tjerë të kombinuar.

Pas tyre vjen futbollisti Karim Benzema, i vetmi lojtar i ri që ka kaluar 50 gola të UEFA Champions League. Ai ka shënuar vazhdimisht deri tani, le të themi mirë, të paktën deri në rënien e tij në 8 ndeshjet e fundit.

Pas tij vijnë Zlatan Ibrahimoviç, Robert Lewandowski dhe Thomas Müller që 40 gola e sipër. Kandidati i vetëm në moshën më të vogël 25-vjeçare është Neymar, me 25 gola. Nga ekipi Parisit kemi dhe talentin Kylian Mbappé, 18 vjeç, tashmë ka 8 gola të shënuar.

Golashënuesit më të mirë në mesin e lojtarëve aktualë:

111 Cristiano Ronaldo (mosha: 32)
97 Lionel Messi (30)
51 Karim Benzema (29)
48 Zlatan Ibrahimoviq (36)
41 Robert Lewandowski (29)
40 Thomas Müller (28)
29 Sergio Agüero (29)
29 Edinson Cavani (30)
29 Arjen Robben (33)
25 Neymar (25)
19 Cesc Fàbregas (30)
19 Luis Suárez (30)
19 Gonzalo Higuain (29)

LEXO EDHE:  Çmenden serbët: Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq nga paraja e mafias shqiptare

Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave:

111 Cristiano Ronaldo
97 Lionel Messi
71 Raúl González
56 Ruud van Nistelrooy
51 Karim Benzema
50 Thierry Henry

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook