Po përflitet për ndarjen mes dy këngëtarëve të njohur Ronela Hajati dhe Young Zerka.

Çifti as nuk e ka pohuar as nuk e ka mohuar lidhjen apo ndarjen e tyre publikisht, por deklaratat e tyre kanë lënë të nënkuptuara se mes dyshes ka patur diçka e cila duket se ka marrë fund tani, por arsyen e kësaj të fundit nuk e kemi marrë vesh.

Sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ka qenë fakti që Ronela ka dashur të zyrtarizojë lidhjen me Zerkën, pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu.

Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenurit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë.

Gjatë një interviste Young Zerka foli për herë të parë për lajmet lidhur me ndarjen e tij me këngëtaren simpatike.

“Unë dua të bëj zhurmë me muzikë, sepse siç po e shihni po vij me shumë gjëra të reja. Kaq kisha. Ronelën e kam xhan, e kam pasur xhan, kështu që s’ka lidhje. S’ka komente!”, tha ndër të tjera ai.

E ndërsa Ronela nuk ka reaguar fare, por po finalizon projektin e saj më të fundit muzikor të quajtur “Pa dashni”.