Dy prej debateve më të mëdha publike që Rosela Gjylbegu ka patur vitet e fundit, kanë qenë ato me Olti Currin dhe Encën. Edhe pse ka kaluar mjaftueshëm kohë që palët t’i harronin fjalët e hidhura ndaj njëri-tjetrit, Rosela zbuloi se gjërat vazhdojnë të jenë po njësoj. E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Rrezi Dielli”, këngëtarja, ndonëse s’përmendi emra konkretë la të kuptohej se ishte pikërisht fjala për 2 debatet që bënë jo pak bujë nëpër portale.

”Unë jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, se nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafë, po patjetër. Më ranë në qafë, kurrë s’i kam rënë askujt në qafë, tek të dyja rastet. Akoma nuk kemi mbërritur tek pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj se përgjigjen e ka dhënë vetë publiku. Nuk kam çfarë komentoj, asgjë më shumë, asgjë më pak”,-përfundoi ajo.

Për ata që kanë harruar ç’ndodhi, ose për të tjerë që janë komplet jashtë kësaj historie, po ua përmbledhim shkurt. Sherri me Olti Currin nisi dhe përfundoi në rrjete sociale gjatë edicionit të “Kënga Magjike 2016”, ku Curri ishte pjesëtar i jurisë dhe Rosela e quajti “balenë”. Sigurisht, ky epitet pati reagime nga pala tjetër.

Përsa i përket Encës, sherri publik nisi kur Gjylbegu, e ftuar në spektaklin ”Shiko kush Luan” duhet të thoshtë emrin e një këngëtareje me të cilën nuk do të bashkëpunonte kurrë. Rosela, tha emrin e Encës dhe në një intervistë më vonë u shpreh: ”Nuk më lidh asgjë me këta emra dhe nuk i njoh fare e as nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk dua të gjykoj askënd por për mua janë thjesht fenomene kalimtare, edhe pse më vjen keq tek shoh që mediat u kushtojnë një vëmendje të tepërt dhe kështu ndikojnë tek ata që i shohin”.

LEXO EDHE:  FOTO/ Enca provokon fansat në rrjetet sociale, tregon gjoksin bombastik

Asokohe Enca nuk tha asgjë në lidhje me deklaratën por fjalët e fundit nuk la të kalonin lehtë. “Sot mora vesh që Rosela Qylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi! Askush nuk do të të shohë ose të bashkëpunojë me ty”,-shkroi ajo në llogarinë e saj të Instagram-it.