Roza Lati ka qenë e ftuar këtë të shtunë në Pop Culture, ku ka bërë një vërejtje për meshkujt shqiptarë.

Moderatorja e famshme shqiptare njihet për personalitetin e të thënurit mendimin e saj “troç”, dhe nuk ka munguar as në emisionin Pop Culture.

“Kam kohë që nuk jam e lidhur me një djalë. Çunat shqiptarë e kanë maninë që të thonë “e kapa unë atë”, apo “e kam kap unë atë”. E kam shumë bezdi që ta thonë për mua këtë, prandaj nuk jam lidhur. Personi që kam telefonuar është ish i dashuri im, që nuk është as shqiptar, është i huaj dhe sa herë që më është dashur për të mbështetur kokën në një shpatull, ai më është gjendur pranë.” shprehet Roza Lati.

“Në fund të fundit kam shkuar dhe kam fjetur në shtëpinë time me Çaçon…qenushin tim”. shton ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook