Ballina Rozë (+18) +18/ Jeni të fiksuar pas pornografisë dhe jeta juaj seksuale nuk funksionon...

+18/ Jeni të fiksuar pas pornografisë dhe jeta juaj seksuale nuk funksionon siç duhet? Ja si të largoni nga vetja mendimet toksike

Disa nga ju janë të frikësuar dhe mendojnë keq për veten, për aktet seksuale që kryejnë dhe për marrëdhëniet që krijojnë. Për ta gëzuar sa më mirë seksin, ju duhet të largoni frikërat që keni.

Ju, jeni të përmbytur nga imazhet seksuale në TV, në internet, në filma dhe në revista. Këto imazhe përvëluese, nuk ka dyshim, që u eksitojnë. Por, disa nga ju nuk ndjehen mirë dhe nuk i tërheqin këto imazhe. Pse? Sepse juve  u duket vetia shumë keq, kur e krahasoni veten me modelet, artistet dhe miset e bukurisë .

Juve u kanë mësuar se që të jeni “seksi” dhe seksualë, ju duhet të jeni fizikisht të mrekullueshëm dhe të pashëm. Te keni trupa e bukuri modelesh e artistësh. Kjo nuk është e vërtetë. Të qenurit “seksi” fillon jo nga trupi por nga mendja juaj. Është mendja që ju bën të gëzuar, flirtues dhe djem e vajza “seksi”. Kur keni imazh të shëndetshëm për trupin tuaj, kjo do të thotë më shumë dëshirë për seks dhe seks më të gëzuar.

Kur ndjeheni të bezdisur dhe të turpëruar prej trupit tuaj, nga që nuk  u pëlqen, ju do të ndjeheni në një gjendje mizerjeje të panevojshme. Pranoni me kënaqësi trupin që keni. Bëni paqe me trupin tuaj. Qëndroni para pasqyrës dhe prekni çdo pjesë të trupit dhe bindeni veten se trupi juaj është i hijshëm. Besojuni të tjerëve, kur ata ju bëjnë komplimente për trupin dhe për mënyrën si ju e prezantoni veten.

Po qe se jeni mbipeshë, bëni ushtrime ditore dhe përpiquni të mbani një dietë të balancuar. Në këtë mënyrë, do të humbni gradualisht peshën dhe do të tonizoni muskujt. Kjo kërkon përpjekje, veçanërisht, në shoqërinë tonë, ku ka munguar kultura për domosdoshmërinë e ushtrimeve të shëndetshme dhe ku zakonet e ushqyerjes vazhdojnë të jenë të vjetra. Mos përdorni ushqime të pashëndetshme, siç janë yndyrnat dhe sheqernat. Qëndroni larg  “fast-foodeve”

LEXO EDHE:  +18/ Seksi anal, i dëmshëm apo jo? Ja çfarë thonë ekspertët

Nga që nuk dukeni si një modele ose atlete, ju, gabimisht, e konsideroni veten të shëndoshë dhe mbipeshë. Kjo nuk është e vërtetë. Ka shumë mënyra që një vajzë të jetë tërheqëse dhe e shëndetshme. Pse duhet ta krahasoni veten me modelet, kur  dikush që është i interesuar për ju, u thotë se dukeni mirë?. Besojini atij.

Ushqeni veten me idenë se jeni mirë ashtu siç jeni dhe filloni të kujdeseni për trupin. Merrni pjesë në lojëra sportive dhe shkoni në palestra. Atje do të gjeni atë që u duhet. Po qe se keni çrregullime të ushqyerjes, konsultohuni me doktorin.

Mbani mend, asnjë vajzë nuk duhet ta vejë veten në uri, vetëm që të duket seksi dhe asnjë djalë nuk duhet të ushtrohet fizikisht me orë të tejzgjatura, vetëm që të duket me muskuj të mëdhenj. Kush vepron kështu, të keqen nuk e ka tek trupi, por tek koka.

Kur vlerësimi negativ për trupin bëhet një ide shumë shqetësuese, bëhet një xanxë që ju bën të humbisni vetë-besimin, bëni mirë të bisedoni me një shok, ose një shoqe të ngushtë. Bisedoni me prindërit dhe mundësisht, me një psikolog.

Po t’i lejoni mendimet negative për trupin të vazhdojnë, ju do të ndjeheni të depresuar. Do të humbisni perspektivën. Do të mendoni se e ardhmja do të jetë, siç ishte edhe e shkuara. Për ju asgjë nuk do të ndryshojë, asgjë nuk do të bëhet më mirë. Ky është dështimi juaj dhe ju do të ndjeheni mizerje.

Që ta kaloni këtë situatë, ju duhet të ndryshoni mendimet negative për veten. Mendimet negative vinë sepse ju nuk dini të dalloni problemet tuaja të vërteta, nga ato që janë imagjinare. U mundon e kaluara dhe u shqetëson e ardhmja. Njerëzit më të lumtur në këtë botë, janë ata që gëzojnë kënaqësinë e së tashmes. Të shkuarën askush nuk e ndryshon dot, ndërsa të tashmen, të gjithë mund ta gëzojnë.

Po qe se mendoni qartë  dhe  në mënyrë racionale, edhe emocionet tuaja do të jenë të ekuilibruara. Mendimet e gabuara pengojnë rrugën drejt lumturisë. Ju do të ndjeheni psiko-emocionalisht më mirë, sapo të largoni mendimet negative. Ndihmoni veten, duke përdorur më mirë arsyen dhe logjikën.

LEXO EDHE:  +18/ Ja pas sa kohe i bëhet "bajat" seksi me ju një femre

Për problemet që keni me trupin, mos fajësoni as veten, e as të tjerët, ndryshe, kurrë, nuk do ta zgjidhni shqetësimin tuaj. Ju do të vërtiteni si rrotat në rërë..

Vlerësojini ato që u thonë të tjerët, por në fund të fundit jetoni jetën tuaj, ashtu si u duket juve se është më mirë. Mos mendoni se të gjithë shokët duhet të bëjnë të njëjtat zgjedhje si ju. Për të kuptuar këtë, le të marrim shembullin e më poshtëm: Shumë nga ju, janë nën presion të prindërve, të mësuesve, të fetarëve dhe të disa shokëve, që u  thonë: “Mos bëni interkursë seksuale deri sa të martoheni me personin që e doni”. A e zbatoni ju të gjithë këtë porosi?. Sigurisht, shumë nga ju nuk e zbatojnë. Po ta zbatonit nuk do të ishin të ndershëm me veten tuaj. Por, ka prej jush që e zbatojnë. Ja pra, për të njëjtën çështje, njerëz të ndryshëm bëjnë zgjedhje të ndryshme dhe kjo është normale. Gjithkush jeton jetën e vet, ashtu siç i duket atij më mirë.

Vlerësimet e gabuara për trupin u trazojnë mendjen, ulin vetë-besimin dhe u prishin komunikimin me ata që takoheni, me shokët dhe me prindërit. Përpiquni t’i largoni mendimet e  shtrembra. Kjo do të bëjë që gjendja juaj psiko-emocionale, vetë-besimi dhe marrëdhëniet të përmirësohen. A ka më të thjeshtë se kaq.!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook