Ballina Kuriozitet +18/ Merr fund “misteri”, ja si ta njihni dikë si është në...

+18/ Merr fund “misteri”, ja si ta njihni dikë si është në seks vetëm duke i parë fytyrën

Njerëzit me fytyrë të gjerë apo rrumbullake janë më të motivuar seksualisht dhe e kanë më të fortë dëshirën seksuale.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i kohëve të fundit i drejtuar nga Steven Arnocky, profesor psikologjie në universitetin e Nipissing në Kanada.

Skuadra e përfshirë në studim zbuloi një lidhje mes përmasave të fytyrës (gjatësi-gjerësi) dhe dëshirës seksuale. Dy eksperimentet që u kryen për të finalizuar studimin përdorën në total 457 pjesëmarrës burra dhe gra, që ishin të përfshirë në marrëdhënie sentimentale.

Rezultatet ishin të njëjta si për burrat dhe për gratë, përveç rasteve të tradhëtive. Burrat me fytyrë më të madhe ishin më të hapur ndaj seksit të rastësishëm dhe mund të tradhëtonin partneret në një pikë në të ardhmen. Edhe studime të mëparshme kanë zbuluar lidhje mes fytyrës dhe sjelljeve seksuale.

Përshembull, burrat me përmasa më të mëdha të fytyrës mendohet të jenë më agresivë në shtrat dhe dominantë dhe tërhiqen nga lidhjet e shkurtra. Pra thënë shkurt, shmangini nga jeta juaj nëse kërkoni diçka më serioze!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook