Ballina Kuriozitet Mësojini dhe këto dhe quajeni veten mjeshtër të vaginës!

Mësojini dhe këto dhe quajeni veten mjeshtër të vaginës!

Sa mirë e njihni vaginën tuaj, apo të partneres, apo të personit që do bëni seks së afërmi?

Nëse mendonit se dinit gjithçka, na lejoni t’ju themi ca gjëra të fundit që të mbaroni doktoraturën në vaginologji…nëse diçka e tillë ekziston (dhe jo nuk ekziston, por ju e kuptoni idenë)

Vagina juaj është magjike, çdokush duht ta dëgjojë këtë të paktën njëherë në jetë, mos lejoni askënd t’ju thotë të kundërtën!

1. Gjatë seksit vagina mund të zgjerohet dy herë më shumë në përmasa.

Vagina mesatare është rreth 10 centimetër e thellë, por gjatë seksit mund të dyfishohet në thellësi. Procesi quhet zgjerim vaginal dhe ndodh kur nxiten muskujt e vaginës.

2. Vagina pastrohet vetë

Pastërtorja jonë e vogël. Vagina është dizajnuar të pastrohet vetë me sekrecionet e saj natyrale. Përmban baktere të mira, që janë aty për ta mbrojtur. Nëse këto baktere shqetësohen nga faktorë të jashtëm mund të sjellin infeksione.

3. Sasia e sekrecioneve vaginale që prodhoni varet nga cikli menstrual 

Çdo ndryshim i papritur mund të paralajmërojë një infeksion vaginal. Ja disa shenja që duhet t’i mbani parasysh:

–  Ndryshim në ngjyrë apo përmbajtjte

– Aromë e keqe e papritur

– Sasi të pazakonta sekrecionesh

– Kruarje jashtë vaginës apo dhimbje barku

– Gjakosje e papritur

4. Mund të bësh ushtrime për forcimin e vaginës

Si të gjithë muskujt e tjerë të trupit, muskujt e vaginës mund të forcohen me ushtrime. Quhen Kegel dhe keni pafund instruksione online se si mund t’i bëni.

5. Të paktën 3 në 4 gra do të përjetojnë mykun në jetën e tyre

Myku është shumë i zakonshëm dhe përgjithësisht shkaktohet nga marrja e antibiotikëve që vrasin bakteret e mira. Në pjesën më të madhe prek gratë, por mund të trasnmetohet tek burrat në rrugë seksuale.

LEXO EDHE:  'Kur gjithçka po shkonte keq', si e shpëtoi botën NASA në vitin 1980

6. Pika G është emëruar në nder të një shkencëtari gjerman

Dr. Ernest Gräfenberg ka shkruar i pari për pikën G në 1950-ën. Ai fliste për një zonë të ndjeshme që mund ta ndjeje në murin vaginal, e që fryhet kur stimulohet, duke ndikuar tek ejakulimi femëror.

7. Lëngu që prodhohet gjatë ejakulimit femëror përbëhet nga urina

Kur është analizuar përbërja e lëngut që del në ejakulimin femëror, u zbulua që ishte identike me urinën. Dhe sa herë ndodhte një ejakulim i tillë, fshikëza boshatiset. Pra për pak urinë bëhet gjithë kjo zhurmë?

8. Prezervativët janë mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe HIV-it.

Mbrojtja më e mirë dhe 98% efektivë për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara.

9. Seksi jo-penetrues është shpesh më i mirë se ai penetrues

Pjesa më e ndjeshme e vaginës është klitori. Seksi penetrues është më i kënaqshëm për meshkujt, por më pak për femrat. Muret e vaginës kanë pak nerva, ndryshe lindja e një fëmije do të ishte e papërballueshme. Sipas statistikave burrat mund të prishen më shpejt gjatë penetrimit vaginal, ndërsa femrat në të tjera metoda. P.sh sipas një studimi, 65% e grave që kanë provuar seksin vaginal mund të kalojnë në orgazëm, 81% mund të prishen gjatë seksit oral, ndërsa 94 gjatë seksit anal.

10. Nuk ekziston diçka e tillë si një ‘vaginë normale’

Të gjithë kanë një vaginë të ndryshme, ngjyrë ndryshe, përmasë ndryshe, formë ndryshe. Buzët janë po aq individuale sa dhe vetë gratë. Gjatë orgazmës labia e vaginës do të fryhet më shumë nga gjaku dhe do të duken me ngjyrë më të errët, por kjo nuk zgjat shumë.

LEXO EDHE:  Epike! Ja sa zgjat seksi me një femër nga Konispoli

11. Duke ndejtur me rrobat e palestrës rrisni shancet për zhvillimin e mykut

Siç e thamë, myku është shumë i zakonshëm, por duke ndejtur në mjedise të ngrohta dhe me lagështirë, siç qëndron vagina pasi bëni palestër, i rrisni shancet për t’u prekur edhe më shumë.

12. Nuk mund të lëndoni klitorin nga masturbimi i tepërt

Nuk mund të dëmtoni klitorin, vetëm nëse vendosni të masturboheni 24 orë në ditë, përveç kësaj, nuk ka asnjë problem shëndetësor lidhur me të. Vibratorët mund t’i përdorni, por problemi i vetëm me to është se mund të mësoheni me stimulimin e fortë, nuk është e rrezikshme, por mund ta bëjë më të vështirë të kaloni në orgazëm.

13. Kur t’ju afrohet cikli, mund të ndryshojë konsistenca e mukozës

Do të vëreni që do të jetë pak më e ngjitshme, por është normale.

14. Çdo vaginë ka një aromë individuale

Një vaginë e pastër ka sërish një aromë. Është normale, jo si peshk, por as si ujë, është e vështirë ta përshkruash. Vagina është si një furrë që pastrohet vetë. Nëse ka një aromë të fortë, duhet ta vizitoni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook