Ballina Galeri +18/ “Nata ime me Dan Bilzerian”, 29-vjeçarja zbulon se si janë realisht...

+18/ “Nata ime me Dan Bilzerian”, 29-vjeçarja zbulon se si janë realisht festat e “mbretit të Instagramit”

Si janë në të vërtetë festat e playboy-t Dan Bilzerian?! Këtë e ka zbuluar Kaitlyn Isham, ylli i reality show “The Seven Year Switch”, e cila mori pjesë në një festë për lançimin e kompanisë së kanabisit që Dan Bilzerian hapi këtë javë.

29-vjeçarja Kalitlyn u shpreh se aty lejoheshin vetëm femrat tërheqëse: “Dëgjova që kishte një festë dhe i bëra mesazh grupit të tij nëse mund të merrja pjesë.

Ata ma bënë të qartë që vetëm femrat tërheqëse mund të merrnin pjesë dhe kjo më bëri nervoze”.

Kur Kailtyn arriti, ajo hyri në një pronë luksoze me vlerë mbi 100 milion dollarë.

Ajo vazhdon: “Kurrë nuk kam qenë në një shtëpi kaq të shtrenjtë. Kishte femra të bukura kudo”.

Ylli i festës më në fund u duk me një lodër seksi në dorë dhe unë u trimërova që t’i flisja.

Unë u prezantova tek ai si” bashkëshortja e tij e ardhshme shpirtërore “! I thashë se shenjat tona të astrologjisë janë të pajtueshme dhe se unë dua të jem mamaja e bebeve të tij”.

Në vend që të dorëzohej në ofertën joshëse të Kaitlyn, Dan me edukatë qeshi dhe falënderoi 29-vjeçare dhe më pas e anashkaloi me mirësjellje për të përshëndetur mysafirët e tjerë.

E entuziazmuar Kaitlyn përfundoi: “Ai qeshi dhe më falënderoi që kisha shkuar. Ai ishte super i bukur dhe pata një kontakt sy me sy më të. Dan nuk e mori numrin tim, por shpresoj të kem bërë një përshtypje të mirë pranë tij”.