Ballina Rozë (+18) OBSH zbulon lidhjen e frikshme që ka varësia ndaj seksit me shëndetin...

OBSH zbulon lidhjen e frikshme që ka varësia ndaj seksit me shëndetin mendor

Organizata Botërore e Shëndetit përcakton varësinë ndaj seksit si sëmundje mendore.

Për të parën herë, çrregullimi seksual komulsiv hyn në listën e problemeve mendore të Organizates Botërore të Shëndetsisë.

Ky vendim ka ngjallur jo pak skepticizëm në botën akademike, sipas të cilëve, nuk ka prova shkencore të mjaftueshme për ta vërtetuar.

Sipas listës së hartuar, që do të hyjë në fuqi zyrtarisht në vitin 2022 pas pranimit edhe nga Asembleja e OBSH, ky çrregullim karakterizohet nga paaftësia për të kontrolluar impulset seksuale, të cilat janë të shpeshta dhe intensive.

Gjithashtu ndër simptomat listohet edhe varësia ndaj aktivitetit seksual, i cili merr rol kryesor në jetën e një personi, duke e bërë të heqë dorë nga interesa të tjera dhe të rezultojë pa sukses kontrolli i dëshirave.

Gjithashtu, kjo varësi që të diagnostikohet si sëmundje mendore, duhet të ketë një ecuri të paktën prej 6 muajsh.

Kujtojmë që para pak javësh OBSH futi në listën e çregullimeve mendore edhe varësinë ndaj videolojërave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook