Policia e Prishtinës ka bërë me dije se janë arrestuar katër persona pas dhunimit të reperit nga Gjilani, Feronit Shabani.

Reperi që dyshohet se ka rrahur Feron mbrëmjen e së hënës, Arjanit Sjarina së bashku me disa shokë të tij janë arrestuar ditën e sotme nga policia.

Të dyshuarit D.D. (1999), A.S. (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998) janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt pasi janë marrë në pyetje.

“Janë arrestuar katër persona për rastin lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 20 mars 2018, në lagjen Veternik në Prishtinë. Personat e dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka arritur që nga të arrestuarit të konfiskojë një shkrepse në formë të armës”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook