Një grup të burgosurish shqiptarë dhe rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në burgun e Solliccianos në Firence të Italisë.

Sherri verbal degjeneroi në dhunë brutale midis të burgosurve. Mësohet se arsyeja e sherrit ka qenë zotërimi i territorit brenda burgut.

Vetëm më ndërhyrjen e policisë u bë e mundur ndarja e grupeve rivale. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Sindikaliste të policisë së burgjeve Leo Beneducci në një njoftim zyrtar të shpërndarë për mediat është shprehur:

“Së fundmi këto episode janë gjithnjë e më të shpeshta dhe se burgjet po kthehen në tokën e askujt, ku rregullat e një bashkëjetese civile në respekt të rregullit e sigurisë janë zëvendësuar me një mbikëqyrje dinamike ndaj sherreve e sulmeve mes të burgosurve, e çmimin më të lartë e paguajnë oficerët e policisë së burgut”.