Mbrojtësi i majtë i Totenhemit, Dani Rouz, ishte i ftuar së bashku me Princin Uilliam, Peter Krauç, Tieri Henrin, Gareth Sauthegejt dhe Zhermen Dinas, në një emision të BBC, për të folur për shëndetin psikik.

Në këtë emision, Rouz ka hapur zemrën dhe është rrëfyer për depresionin, që kishte kaluar para disa kohësh, kur kishte rënë pre e racizmit. Rrëfimi i tij ishte aq sa interersant aq dhe për të ardhur keq.

“Futbolli anglez ka shumë rrugë për të bërë për të arritur aty ku duhet. Verën e kaluar erdhi në kontakt me mua një skuadër dhe më kërkoj që unë të bëja analiza për të vërtetuar se nuk isha i çmendur. Kjo sepse unë kisha folur për depresion që kisha kaluar. Ndjeja vetëm turp me atë që më ndodhi. Nuk doja të mëndoja se mund të ndikonte në karrierën time dhe dua që të jap gjithmonë 100% tim”, kanë qenë fjalët e Rouz.