“Unë mohova akuzat. Polici që më mori në pyetje më fyu dhe më pas më goditi me grushta dhe shkelma në kokë dhe pjesën e barkut. Nga goditjet humba ndjenjat. Pasi u përmenda më çuan në një tjetër zyrë dhe erdhi një mjek më bëri një qetësues sepse kisha shqetësime”

Kështu ka deklaruar një 34 vjecar nga fshati Kamenicë e Korçës, i cili është shprehur se do të denoncojë policët që kanë ushtruar dhunë ndaj tij në komisariatin e qytetit të Korçës.

Mariglen Muka direkt pasi ka dalë nga policia është shtruar në spital. Ai ka rrëfyer për mediat se ka shkuar në komisariat pasi është njoftuar në telefon nga inspektori i zonës.

“Shkova se mendova se më thirrën për dokumentet e makinës, por ati më shoqëruan në një prej zyrave të Komisariatit, ku më morën në pyetje për disa vjedhje në fshat dhe kërcënimin nëpërmjet telefonit”, thotë ai.

34-vjeçari thotë se është i pafajshëm dhe kur ka mohuar akuzat para policisë është fyer e goditur me grushta.

Ai është lënë i lirë rreth orës 15:00 dhe më pas familjarët e kanë shoqëruar për në spital. 34-vjeçari thotë se do të denoncojë policin që e ka dhunuar.

Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka filluar verifikimet për policin që dhunoi 34-vjeçarin dhe për inspektorin e zonës.

LEXO EDHE:  Tragjike në Vlorë, vret kushëririn me sëpatë (Emri)

Burime nga Policia e Korçës thonë se dy efektivët kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë mbi 34-vjeçarin, edhe pse në fytyrën e tij pasojat e janë të dukshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook