Si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ka bërë që rruga që çon te Kalaja e Lezhës të pësojë dëmtime serioze.

Mëngjesin e ditës së sotme në rrugën e kalasë së Lezhës ka patur rrëshqitje dherash dhe gurësh.

Nga rrëshqitjet e gurëve dhe e dherave rrezikohet një banesë që ndodhet pranë pjesës së dëmtuar.

Specialistët e bashkisë ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë për largimin e gurëve nga rruga e kalasë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook