DURRES

Dy policë privatë janë arrestuar nga policia e Durrësit lidhur me grabitjen e makinës me para që ndodhi ditën e premte në Shkozet.

Të arrestuarit janë F.S. 46 vjeç dhe A.Gj. 55 vjeç, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Për të dy policët e sigurisë private dyshohet se nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur gjatë  marrjes së lekëve nga grabitësit. Autoritetet bëjnë të ditur se kanë qenë rreth 7.5 milionë lekë të reja.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën makinën e sigurisë private që po transportonte vlera monetare të Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit të Durrësit. Ato i kanë prerë rrugën makinës së sigurisë,dhe në kërcënimin e armëve kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar. Policia po vijon hetimet në rastin në fjalë.