Ministria e Punëve të Brendshme në Francë, ka njoftuar se ka në plan të rrisë sistemin e paralajmërimeve në rrjetet sociale.

Ky veprim nga ana e Ministrisë, vjen për të njoftuar publikun për një kërcënim të menjëhershëm, si ai i një sulmi terrorist.

Duke nisur që nga qershori, paralajmërimet e ministrisë për këto lloje rreziqesh do të kenë përparësi kur bëhet fjalë për postime në Twitter, Facebook dhe Google, si dhe në transportin publik francez dhe televizion.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook