Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme, teksa lahej në det në zonën e plazhit Rinia në Sarandë.

Mësohet se bëhet fjalë për 60-vjeçaren, Sabrije Hyseni, e cila kishte hyrë e vetme për t’u larë kur ka shfaqur probleme.

Rojat bregdetare e kanë vënë re dhe janë zhytur menjëherë në ujë duke e nxjerrë gruan nga deti.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e moshuara është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës.

Sipas bluzave të bardha, pushuesja nga Kosova është jashtë rrezikut për jetën.