Gjykata e Krimeve të Rënda sot ka rrëzuar kërkesën e Ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zotos i cili ka kërkuar ti ndryshohej masa ndaj tij për shkak të gjendjes shëndetsore.

Tek seanca e 3 korrikut ku Zoto ka kërkuar në gjykatë që ti nënshtrohej një ekspertimi mjekoligjor pasi ka probleme me zemrën, ka kërkuar edhe ndryshimin e masës së sigurisë prej arrest me burg në nji më të butë për të. Por mesa duket ekspertët kanë konstatuar se Zoto ka një gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për një masë më të butë.

Zoto po qëndron prej disa muajsh nën masën e arrestit me burg pasi është akuzuar për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit me detyrën dhe korrupsionit pasiv.