Zef Doda, mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës është goditur nga i afërmi i një pacienti. Mjeku ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare ndaj pritet që të dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Doda, thonë mjekët e këtij spitali ka fraktura në kokë, ndërsa si pasojë e goditjeve ka të thyer dhe nofullën.