Policia ka arrestuar 38-vjeçarin nga Korça pasi ka dhunuar vëllain e tij për motive të dobëta.

Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, si edhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit.

Në banesë gjatë kontrollit iu gjet 1 armë gjahu, 1 thikë si dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Simon Kupe, 38 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 23.12.2017, në lagjen nr 18 Korçë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit V.K, 48 vjeç.

Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambjentet e Komisariatit.

Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 130/a, 236, 279 e 280 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  VIDEO/ I 'futi' duart një vajze në disko teksa kërcente, 21-vjeçari i hap telashe vetes

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook