Pas deklaratave se testet bërthamore janë “dhuratë” për Shtetet e Bashkuara, duket se Koreja e Veriut duket se nuk i ndal paralajmërimet dhe kërcënimet e saj ndaj SHBA-së.

Zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut kanë paralajmëruar se nëse SHBA do të vijojë me provokimet e saj do të ketë surpriza të reja për ta.

“Masat e fundit të vetë-mbrojtjes nga vendi im, janë një paketë dhuratë e drejtuar për askënd tjetër, përveç SHBA-s”, tha Han Tae, ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara.

“Vendi im do të vijojë me dhurata të tilla për sa kohë që mbështetet në provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi ne”, deklaroi Tae.

Një paralajmërim i tillë vjen në një kohë që tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut kanë arritur kulmin, pasi shteti komunist kreu testin e tij më të fuqishëm të raketave.