Koreja e Veriut ka testuar një raketë mbi Japoninë në një akt të pashembullt që ka gjasa të sjellë tensione në rajon, transmeton qeveria japoneze.

Sipas mediave të huaja ky është akti më i fundit i agresionit nga shteti komunist që prej nisjes së raketave në Detin e Japonisë tre ditë më parë, pas reagimit të Presidentit Trump se ai do të përballej me çdo kërcënim nga Koreja e Veriut me “zjarr dhe tërbim”.

Nëse raportet fillestare janë të sakta dhe një raketë me rreze të gjatë është fluturuar mbi Japoni, kjo do të konsiderohet si një akt shumë më provokues sesa fluturimi i raketave me rreze të shkurtër në det.

Sistemi paralajmërues i J-Alert i qeverisë japoneze i këshilloi njerëzit në zonë për të marrë masa paraprake, por transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte asnjë shenjë dëmi.

Ushtria japoneze nuk u përpoq ta shkatërronte raketën, e cila kaloi territorin e vendit rreth orës 6:06, sipas orës lokale.

Mediat shtetërore japoneze raportojnë se raketa ishte thyer në tre pjesë jashtë brigjeve të Hokkaido.

Ndërkohë që kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se do të përdorte gjithçka për të mbrojtur qytetarët japonez.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të mbrojtur në mënyrë të vendosur jetën e njerëzve”, u tha gazetarëve Abe teksa po hynte në zyrën e tij për një takim urgjent në lidhje me lëshimin e raketave.

LEXO EDHE:  Lëshimi i raketës balistike mbi territorin e Japonisë nga Koreja e Veriut, reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë

Shefi i kabinetit qeveritar të Japonisë Yoshihide Suga tha se nisja e fundit e raketave të Koresë së Veriut ishte një kërcënim që Tokio do t’i përgjigjej me vendosmëri.

“Lëshimi i raketave balistike dqë fluturoi mbi territorin tonë ë shtë një kërcënim i paprecedent, serioz dhe i rëndë për kombin tonë”, u tha gazetarëve z. Suga.