Pasi Koreja e Veriut testoi raketën e dytë balistike mbi qiellin e Japonisë, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër shtetit komunist.

“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme. Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane”, tha sekretari amerikan i shtetit , Rex Tillerson

“Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lansime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, shtoi më tej Tillerson.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë në një moment kur pritet që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të diskutojë për testimit e fundit të shtetit komunist, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe koreanojugorë thanë se ka fluturuar aq shumë saqë mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook