Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë të vendeve evropiane, me nivelin më të lartë të rritjes së çmimeve në rangun evropian.

Sipas EUROSTAT inflacioni në Shqipëri dominohet nga rritja e çmimeve të ushqimit. Ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2017 ishte 2.4 %, ku çmimet e ushqimeve rezultuan më të larta se një muaj më parë e mbajnë rekord me rritje prej 2.33%.Rritja më e madhe e ushqimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook