Jeta është mjaft mizore, kështu e ka titulluar preztigjiozja britanike “The Sun” artikullin që i ka kushtuar historisë së dhimbshme që përfshiu një familje në Stafford.

Katër vogëlushë përkatësisht të moshave 8,6, 4 dhe 3 vjeç, mbetën viktima të një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në shtëpinë  etyre.

Ndërkohë kësaj tragjedie fatmirësisht arritën t’i shpëtonin prindërit Natalie dhe Chris Moulton, si dhe djali i tyre më i vogë, 1-vjeçari Jack, të cilët pas tragjedisë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Shkaqet e plota të ngjarjes ende nuk janë xbardhur, por nga hetimet paraprake të policisë britanike, dyshohet se shkak i tragjedisë ka qenë një rrjedhje gazi.

Mes lotësh dhe të tmerruar komshonjtë e familjes Multon tregojnë se pas shpërthimit banesa u përfshi nga flakët gjigande, dhe ulërimat e katër vogëlushëve pushtuan vendin.

“fëmijët ishin shumë të këndshëm. Njëri prej tyre më përshëndeste me dorë sa herë kaloja nga shtëpia e tyre për të shëtitur qenin tim. Dëgjova teksa bërtisnin kur flakët po ngjiteshin por nuk mund të bënim asgjë”, u shpreh një nga komshijet e familjes Multon.

Ndbrkohë komshinj të tjerë kanë treguar për “The Sun” se babai i vogëlushëve u tregua shumë hero në momentin kur hyri nga dritarja dhe përmes flakëve arriti të shpëtonte më të voglin e familjes.

Në nj% konferencë për shtyp policia e Stafford, deklaroi se skena tragjike ishte e tillë ku 4 të miturit ishin tashmë të pajetë, edhe pse i gjithë ekipi i shpëtimit përfshirë këtu zjarrëfikësit dhe ambulancat bënë çka ishte e mundur.

LEXO EDHE:  Njihuni me këlyshin gjigant, më i madhi në Britani